Me vajzën e Albanit dhe të birin, pushimet e Bietës për tu patur zili (FOTO LAJM)

Moderatorja e programit të përditshëm Ftesë në 5, Bieta Sulo ka ndarë me ndjekësit foto dhe momente të ndryshme nga pushimet me familjen e saj.

Sulo ka treguar se ditët e nxehta po i kalon në jugun e Shqipërisë, duke shfrytëzuar bukuritë dhe sportet që mund të zhvillohen në të.

Së fundmi Bieta ka ndarë disa momente në det me Joellle dhe Kroin, duke treguar se si e kanë kaluar ditën pranë njëri-tjetrit.

“Shpirti i aventurës”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj të fundit ku shfaqet mbi kanoe me të dashurit e saj.

Me siguri këto duhet të jenë momentet më të bukura dhe shplodhëse për Bietën pas një sezoni të ngarkuar televiziv.


Shtuar 25.07.2020 07:11