Me përparëse pranë lavamanit, Kryemadhi vazhdon vetëkarantimin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar sërish sot një fotografi ku tregon se vijon qëndrimin në karantinë.

Kryemadhi duket në foto me përparëse, pranë lavamanit teksa me postimin i ka kërkuar ndihmë sociale qeverisë për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë izolimin, ndërsa shton se “ka ardhur koha për masa ekonomike konkrete”.

Postimi i plotë

Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.

Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2020 21:16