Manastirliu viziton nga afër epiqendrën e koronavirusit, çfarë u kërkoi mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot nga afër Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ditët e fundit, QSUT ka raportuar shtim të rasteve të personelit mjeksor me COVID-19 dhe Manastirliu ka kërkuar që në këtë fazë duhet zbatimit rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjes të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike

“Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor. Ndërkohë, lufta me Covid19 nuk ka pëfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjes të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka apeluar për qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes duke zbatuar rregullat e vendosura për të mbrotjur veten, të afërmit, dhe personelin shëndetësor.

“Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. Nuk do të lodhem së përserituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale”, apeloi ministrja Manastirliu.


Shtuar 11.06.2020 13:43