U tall me pandeminë e koronavirusit, Dele Alli skualifikohet dhe humbet sfidën me M.United

Me koronavirusin nuk duhet të bësh as shaka pasi mund ta pësosh keq. Diçka e tillë ka ndodhur me mesfushorin me tipare sulmuese të Tottenham Dele Alli i cili është skualifikuar me një ndeshje dhe është gjobitur me 50 mijë euro nga komisioni i Disiplinës në Premier League pasi është tallur me pandeminë Covid-19.

Dele Alli ka thyer rregullin numër 3 të koronavirusit pasi në muajin shkurt ylli i Tottenham ka përfunduar në qëndër të kritikave teksa ka postuar në profilin e tij zyrtar në Snapchat në të cilën shihej duke përdorur një maskë në sallën e pritjes së një aeroporti . Më pas kamera spostohej drejt një personi me kombësi aziatike dhe kthehej nga Dele Alli i cili konsumonte një shishe dizinfektues për të larë duart.

Një gjest i pahijshëm, paragjykues dhe mbi të gjitha me doza raciste, ky i yllit të Tottenham që do të humbasë kështu supersfidën e 19 qershorit ndaj Manchester United që është vendimtare për skuadrën e Jose Mourinhos në garën për një vend në Champions.


Shtuar 11.06.2020 13:52