Makina e djegur në Elbasan, policia jep detaje

Një automjet ka shpërthyer në flakë natën e shkuar në fshatin Gracen teksa udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Sipas policisë, zjarri dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.

Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.


Shtuar 10.05.2020 09:03