MAKABËR: Babai rreh për vdekje vajzën 3 vjeçare, e varros në pyll dhe e denoncon të zhdukur

Një ngjarje makabër ka ndodhur në SHBA, ku Howard Jansen ka rrahur për vdekje vajzën e tij 3 vjeçare Olivia Ann Jansen.

Babai i cili mbante tatuazh në ballë me emrin e vajzës, varrosi trupin e saj në pyll dhe më pas e shpalli të vdekur në pòlici.

Policia filloi hetimet, ndërsa pasi e gjetën vajzën e pajetë vunë re se ajo kishte plagë të shumta në këmbë e fytyrë, ndërsa nga koka i rridhte ende gjak.

Autoritetet arrestuan babain e vajzës duke e akuzuar për vrasje, ndërsa të dashurën e tij e arrestuan nën akuzën e dhunës psikologjike ndaj të miturve.


Shtuar 3.08.2020 07:19