La pas një fëmijë vetëm dy muajsh, Klevis Kapllani u qëllua me breshëri plumbash

Të tjera detaje zbardhen ng vrasja që ka tronditur Rrogozhinën që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

33-vjeçari Klevis Kapllani ka më shumë se 10 plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se trupi i pajetë i Kapllanit është pikasur fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat policore.

33-vjecari është gjetur pa shenja jete në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri.

Kapllani ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se ështëe djalë i respektuar në zonë. Vrasja ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohe që 33- vjeçari është i martuar dhe baba i një femije 2 muajsh. Grupi i ekspertizës së mbërritur nga Tirana ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 15.09.2020 08:20