“Ky virus i çuditshëm”, ish-banori i BB infektohet për herë të dytë me Covid-19 (FOTO LAJM)

Ish-banori i ‘Big Brother’, Petrit Bylykbashi u diagnostikua me ‘Covid 19’ 3 muaj më parë dhe pas izolimit prej dy javësh pas një testimi të bërë rezultoi negativ.

Megjithatë ai ka treguar së fundmi se tre muaj më pas, kur mendonte se ishte i shëruar ka rezultuar pozitiv me ‘Covid 19’ për herë të dytë.

Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë me dije se këtë herë virusi, është shumë më agresiv dhe po sulmon aty ku e ka dëmtuar herën e parë, në mushkëri.

“Mbas 4 ditëve të rishfaqjes se simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa oreshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri. Te jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar ai në ‘Facebook’, duke i befasuar të gjithë ndjekësit dhe miqtë me këtë lajm


Shtuar 4.07.2020 06:15