Kush është arbitri i FIFA-s që do të vendosë drejtësinë në derbin Tirana-Partizani

Është vendosur stafi i arbitrave që do të vendosë drejtësi në derbin e sotwm Tirana-Partizani, e cila do të luhet në “Air Albania”.

Juxhin Xhaja është ngarkuar me detyrën për të gjykuar supersfidën më të nxehtë të futbollit shqiptar. Ridiger Cokaj dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës të tij, Egin Doda do të jetë i katërt.

Meqënëse është takim me rëndësi të madhe, kjo sfidë do të ketë gjithsej 6 gjyqtarë. Eldorian Hamiti dhe Olsi Ferataj do të jenë arbitrtat që do të qëndrojnë pas portave.

Duke qenë arbitër i FIFA-s, FSHF-ja i ka besuar Xhajës misionin për të arbitruar përballjen emocionuese mes bardhebluve dhe të kuqve.


Shtuar 28.02.2020 08:06