Aksion që në 5 të mëngjesit në Lazarat, Amarildo Alikos i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Kontrolle intensive janë zhvilluar nga tre grupe efektivesh te DVP Gjirokastër në banesat e fshatit Lazarat.

Në banesën e Amarildo Alikos ata kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani.

Ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për t’u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.

Operacioni ka nisur prej orës 5 të mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit.


Shtuar 28.02.2020 08:08