Kreu i gardës së Iranit kërcënon SHBA-të: Nëse e keni përhapur ju koronavirusin, do hakmerremi

Kreu i gardës revolucionare të Iranit, Hossein Salami ka kërcënuar SHBA-të se nëse ata të fundit janë autorët e shpërndarjes së koronavirusit, ata do të hakmerren.

Salami pretendon se pasi e ka krijuar armën biologjike, Amerika fillimisht e ka shpërndarë në Kinë, në Iran dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Gjatë deklaratës së tij, kryegardisti u zotua se Irani do ta luftonte virusin duke i paralajmëruar se sëmundja do t’u kthehej pas në SHBA.

Por megjithëse teori të tilla konspirative kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, ende nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë.

Shefi i Organizatës së Mbrojtjes Civile të Iranit, Gjeneral Gholam Reza Jalali, tha më parë të martën se medikamentet e frikës për koronavirusin po u shtojnë dyshimet se virusi është një sulm biologjik ndaj Kinës dhe Iranit.

Irani ka qenë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi jashtë territorit të Kinës ku 107 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3513 të tjerë kanë rezultuar si të infektuar. Ndërkohë vendi ka mbyllur të gjitha shkollat ​​dhe universitetet deri në fund të vitit kalendarik. Ndër të vdekurit ishte edhe Mohammad Mirmohammadi, anëtar I Këshillit që këshillonte liderin suprem, një ish-ambasador dhe një deputet i sapozgjedhur. /albeu.com/


Shtuar 6.03.2020 09:20