Koronavirusi do të lërë gjurmë, si imagjinohet të ndryshojnë qytetet e mëdha (FOTO LAJM)

Për planifikuesit urban të qyteteve të mëdha të cilët janë gjithnjë të populluar me zhurmë dhe pluhur, koronavirusi u ka dhënë mundësinë t’i shohin ato si rrallëherë bosh dhe kështu kanë nisur më lehtë të provojnë idet e tyre të cilat i kanë menduar prejkohësh.

Virsui duket se është drejt fundit të shpërthimit, por ikja e tij do të lërë patjetër gjurmë.

Qytetet e mëdha botërore kanë filluar që tani zgjerimin e trotuarëve, shtimin e korsive të biçikletave, Kanada dhe Australi kanë rikonfiguruar semaforët në mënyrë që njerëzit të mos kenë më nevojë për të prekur butonat “crossëalk”.

Me fjalë të tjera, pandemia mund të ketë shërbyer vetëm si katalizator. Por planifikimi urban është një lojë e gjatë në të cilën ndryshimi është i pjesshëm dhe trashëgimia e vendimeve të kaluara kërkon kohë për të kapërcyer. Hapësirat dhe komoditetet publike jo gjithmonë mund të zgjerohen ose rikonfigurohen sipas dëshirës.

Në fotogalerinë e mësipërme do të gjeni se si këto planifikues urban i imagjinojnë qytetet në të ardhmen me ndryshimet që erdhën si pasojë e koronavirusit./albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 11:48