Kishte veshur jelek antiplumb?! Kështu përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse ai kishte veshur dje jelek antiplumb, sikundër dhe është raportuar në mediat kosovare.

Në konferencës në përfundim të vizitës në Kosovë, Rama e ka marrë me të qeshur këtë koment për të, duke thënë se nëse do ishte akuzuar sot do ua kishte treguar me qejf, duke nënkuptuar se do zhvishej.

Ka një kuriozitet se është shkruar në shumë media që ju keni qenë me antiplumb, a është e vërtetë kjo?

Për dje apo sot?

Për dje.

Aaa, nëse do ishte për sot do ua provoja pa problem.

Pse jo..

Pse jo? Ju e dini që unë se kam problem trupin tim, se e kam bërë në kohëra të tjera.


Shtuar 30.06.2020 13:57