Policia e Tiranës ka arrestuar dy pronarë të qendrave të masazhit, të cilët shfrytëzonin ambjentet e punët për prostitucion.
Mësohet se bëhet fjalë për dy vëllezër, Mario dhe Andi Roshi. Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.
Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.