Kërcënonte me jetë nusen e djalit, parandalohet tragjedia në Lezhë

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Mësohet se vjehrri ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste.

Policia ka arrestuar 65 vjeçarin dhe janë sekuestruar 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

B. Ll.,65 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje “


Shtuar 16.03.2020 08:15