Kërcënoi me jetë drejtorin e burgjeve, merret vendimi për autorin

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur 10 muaj burg për Muharrem Zelijan, i cili u akuzua se kërcënoi me sms kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismaili.

Dënimi është dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni, në seancën që është zhvilluar paraditen e sotme.

Kërcënimi ka ndodhur në nëntor të 2019-ës, ku në telefonin e Ismailit u dërgua mesazhi: “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”.

Ai u identifikua përmes numrit të IMEI-t të celularit. Pas mesazhit, Muharrem Zilja ka nxjerrë kartën e telefonit, e ka hedhur dhe në të njëjtin telefon ka futur numrin e gruas së tij.

Muharrem Zelija dyshohej fillimisht të jetë shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat.


Shtuar 17.06.2020 09:39