Italia i caktoi burgim të përjetshëm, gati të lerë qelinë i “tmerrshmi” i Beratit

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë po bëhet gati të lerë qelinë.

Aleksandër Kuqo, ose i njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, pritet të fitojë lirinë.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Kuqo rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Ndërkohë, këtë vendim Gjykata e Fierit e çoi në 21 vite heqje lirie. Kuqo do të arrestohej sërish në vitin 2006 nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit.

Diten e djeshme, me datë 4 shkurt 2020 në seancen e zhvilluar në Gjykatën Fier, gjykata relaton duke qenë se nga ana e ekspertëve është rekomanduar masa mjekësore mjekim i detyruar ambulator, në kujdes të një familjari, që në rastin konkret është bashkëshortja e tij Ledja Kuqo dhe për këtë marrin përsipër njoftimin e saj, shkruan Fax web.

Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo.


Shtuar 5.02.2020 14:27