Italia arrin të shpikë vaksinën kundër koronavirusit

Virusi vdekjepruurës ka marrë deri më tani jetën e 304 personave. Ndërkohë që Kina ka përfunduar spitalin e dytë ku do të trajtojë të infektuarit, Italia ka arritur që të gjejë vaksinën e duhur për të izoluar koronavirusin.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat, ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.

“Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,” deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se drejtori i këtij Instituti Shëndetësor,mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se “zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus.”


Shtuar 2.02.2020 14:24