Ish-ministri i Shëndetësisë: Pse u shpall koronavirusi pandemi

Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” kryefjalë ka mbetur koronavirusi.

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis u shpreh në studio se koronavirusi u shpall pandemi, pasi është e nevojshme që shtete të koordinohen dhe të marrin masa së bashku kundër virusit.

Solis theksoi se koronavirusi rrezikon kryesisht të moshuarit, ndërsa 80% e rasteve nuk japin simptoma.

“Pandemia u shpall sepse tani kërkohen forca të bashkërenduara, kalojë ajo fazë tani përhapet tek njëra tek tjetra. Itali, Francë, Gjermani duhet të bashkërendojnë dhe Oragnizata Botërore e Shëndetësisë si umbrellë, do bëj koordinimin e shteteve për të marrë masa të përbashkëta për ta zbutur këtë. Ka shumë të panjohura, por ajo që duket është se 80 % e kalojnë dhe asimtomatik, kjo është nga ana tjetër se ishte shumë tinëzare. Shumica e kalojnë mirë, njerëzit me probleme bashkëshoqëruese, mosha është faktor risku, se varion nga një moshë e re tek një moshë tjetër.”


Shtuar 12.03.2020 21:48