Ish-futbollisti kolumbian John Viafara është ekstraduar ditën e sotme drejt SHBA-së për akuzën trafikimit të 2 tonve kokainë nga Kolumbia drejt tokës amerikane.
41-vjeçari u arrestua një vit më parë falë bashkëpunimit mes DEA-s dhe sektorit të anti-drogës në Kolumbi pasi u sekustruan një sasi e madhe kokaine prej 2 tonësh. Viafara ishte pjesë e klanit “Gjiri”, i cili kontrollonte rrjetin e trafikut të drogës nga Kolumbia dhe jashtë saj.
Gjatë karrierës së tij, Viafara ka luajtur në 34 ndeshje me Kolumbinë, ndërsa në rang klubesh fitoi Kupën Libertadores me Onçe Kaldas në vitin 2004 si dhe ka luajtur për Real Sociedadin, Portsmuthin dhe Sauthemptonin.