Infermierja humbi jetën nga COVID-19, dhëndri deputet i dedikon fjalët prekëse

Ditën e sotme një infermiere në Pejë humbi jetën nga COVID-19.

63-vjeçarja Shkurte Gecaj nga Peja, mësohet se është vjehrra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë deputeti në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Várrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në várrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq! Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona. Zoti të shpërbleftë më Xhennet. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja! Me respekt Veton Berisha”, shkruan ai.


Shtuar 14.08.2020 12:49