I tha nënës se kishte dhimbje koke, vajza gjendet e pajetë në mëngjes (FOTO LAJM)

Jessica Cain, 21 vjeç u kthye nga një festival me një dhimbje të tmerrshme koke, për të cilën ia vuri fajin pijes shkruan albeu.com.

Ajo i tha nënës së saj se po shtrihej pasi i dhimbte shumë koka dhe ata nuk e shqetësuan deri në ëmngjes. Kur nëna e saj shkoi të shihte në mëngjes e gjeti vajzën e saj të pajetë.

Jessica kishte vdekur për shkak të menengjitit.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2020 06:32