Hera e dytë brenda pak ditësh, drejtoresha e gjimnazit sqaron situatën kaotike në Fier

Ka reaguar drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, ku më shumë se 30 nxënës kanë shfaqur shenja helmimi e janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktuar nga një nxënës, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë.

“Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë, nuk po gjendet se çfarë, edhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkakton djegie dhe gjendje debulese”, tha ajo ndërsa shtoi,

“E njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq”,- sqaroi ajo. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 11:56