Performancat e shkëlqyera e vendosin Kumbullën në krye të listës së lojtarëve që kanë rritur më shumë vlerën

Sezoni 2019-2020 do të mbahet mend gjatë nga Marash Kumbulla sepse nga një panjohur 20-vjeçari shqiptar u shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Që Kumbulla të përfundonte në radarët e disa prej klubeve më të mëdha italiane, kanë ndikuar paraqitjet e kuqeziut me Veronën në këtë sezon të Serie A.

Falë performancave të tij Kumbulla bashkë me Luis Alberton e Lazios janë dy lojtarët që kanë pësuar më shumë rritje gjatë 2 muajve të fundit.

Vlera e kartonit të 20-vjeçarit të kombëtares shqiptare ka kapur shifrën e 25 milionë eurove dhe bashkë me Thomas Strakoshën është një nga dy futbollistët kuqezi që vlerësohen më shumë në tregun e transferimeve.


Shtuar 4.03.2020 11:51