Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas ka deklaruar para pak çastesh në një konferencë shtypi se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.

Ndërkohë do të duhen dy javë të tjera që shqiptarët të mësojnë kur do të mund të udhëtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

As Maqedonia e Veriut, as Kosova dhe as Bosnjë-Hercegovina duket se nuk bëjnë pjesë në këtë listë, edhe pse Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e kufinjve të jashtëm me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 11 qershor.


Shtuar 29.06.2020 09:57