Furgoni përplas shitësit e qumështit, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Poshnjë-Ura Vajgurore, ku një furgon ka dalë nga rruga e si pasojë ka plagosur shitësit e qumështit.

Mësohet se mjeti me targa AA 374 NT ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke aksidentuar dy persona me biçikletë.

Personat e plagosur janë Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit teksa po heton shkaqet e aksidentit.


Shtuar 21.09.2020 08:00