Formacioni i javës në Serinë A, bën pjesë dhe Hysaj (FOTO LAJM)

Elseid Hysaj është përfshirë në formacionin e javës në Serie A, sipas vlerësimeve që ka bërë WhoScored.

Ai është vlerësuar me 7.9 për paraqitjen që kishte përballë Genoas.

Në këtë formacion janë edhe portieri i Veronës, Silvestri me vlerësimin 7.6.

Hysajt në mbrojtje i bashkohen edhe Di Lorenzo, Caldirola dhe Kalidou Koulibaly,

Në mesfushë janë katërshja tjetër, Hirving Lozano, Soriano, Gomez dhe Djuricic.

Partneriteti në sulm është i ndërtuar mes dyshes Dries Mertens i Napolit dhe Franck Ribery i Fiorentinës.


Shtuar 29.09.2020 16:34