Fluks në pikat kufitare, emigrantët largohen nga vendi pas festave

Pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjarëve, emigrantët po kthehehn në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë.

Sipas të dhënave të siguruara nga abcnews.al mësohet se ditën e djeshme më 2 janar në Kapshticë kanë hyrë 3203 dhe kanë dalë 5832 shtetas.

Ndërkohë, në Qafë-Thanë kanë hyrë 3404 dhe kanë dalë 3272 shtetas. Siç vihet re ka një fluks të personave që lënë vendin.


Shtuar 3.01.2020 09:23