Digjet kabina e rojeve të firmës së HEC-ve në Mirditë

Vendqëndrimi i rojeve të firmës që po ndërton hidrocentralet në Kurbnesh të Mirditës dhe Zall Gjocaj të Matit është shkrumbuar nga flakët e zjarrit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur me datë 29 dhjetor, por firma dhe as policia nuk kanë berë njoftim.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrvëniës së qëllimshme.


Shtuar 3.01.2020 09:24