Festuan me 22 modele, befason Guardiola: Unë e dija, kur kanë kohë ata kalojnë shpesh darka bashkë (VIDEO)

Pep Guardiola i ka surprizuar të gjithë, teksa zbuloi ditën e sotme se i dha lejën skuadrës së tij që të organizonte një festë me 22 modele italiane të “Instagrami”, pas fitores në fundjave ndaj Aston Vilës.

Manchester-City-stars-jetted-in-squad-of-stunning-Instagram-models
Mësohet se futbollistët dhe modelet janë transportuar me avion për në Mançester dhe janë akomoduar në një resort luksi me 15 paund nata.

Kjo ngjarje shkaktoi shumë bujë duke llogaritur se pjesa më e madhe e futbollistëve të Sitit janë familjarë, por që duket se nuk ka shqetësuar edhe shumë trajnerin Pep Guardiola dhe e ka pritur me kënaqësi “Bunga-Bungën”.

Sipas tij, lojtarët kishin leje ta bënin një gjë të tillë sa më shumë të ishte e mundur në mënyrë që të shpërqendroheshin nga normaliteti i ditës së një futbollisti.

“Unë e dija. Kur kanë kohë, ata kalojnë shpesh darka bashkë, me gjithë stafin. E kanë bërë shpesh një gjë të tillë, mua më pëlqen kur janë bashkë, jashtë nga këtu. Shpeshherë mblidhen në shtëpi, shpeshherë në restorant siç ishte ky rast, ishte e këndshme”, deklaroi Guardiola për “Dailymail.co.uk”.


Shtuar 17.01.2020 19:42