Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në dogana

Pas festave, emigrantën po rikthehen në vendet në Greqi.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe, në Kapshticë kanë hyrë 3125 dhe kanë dalë 5274 shtetas. Në Qafë-Thanë kanë hyrë 3210 dhe kanë dalë 3138 shtetas.

E tillë paraqitet situata edhe në doganën e Kakavijës në Gjirokastër. Në 24 orët e fundit,shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 10058 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 3872 në hyrje, dhe 6186 në dalje.


Shtuar 4.01.2020 08:48