Policia e Mirditës ka gjetur dhe sekuestruar një snajper sipër një pallati në qytetin e Rrëshenit. Pak orë pas krimit që tronditi qytetin, policia dyshon se mund të ketë gjetur armën e krimit me të cilën autorët e dyshuar ende të paidentifikuar kanë vrarë sot Kastriot Reçin.
Më herët, në nje informacion paraprak policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen.
“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”.