Ekzekutimi i dy biznesmenëve, dalin pamjet e arrestimit të të fortit në Laç (VIDEO)

Mesnatën e djeshme në zonën e Astirit u vu në pranga një nga pjesëtarët e grupit kriminal që vranë me armë zjarri mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenë në një hotel në Laç.

Ilir Xhepaj u arrestua në zonën e Astirit në Tiranë ku kishte marrë një banesë me qira. Policia e kishte vënë në shënjestër prej ditësh jo vetëm në Tiranë por edhe në Lezhë dhe në Laç.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin”, sqaron policia.


Shtuar 28.06.2020 13:58