U martua me fustan të zi, Zhaku ndahet nga bashkëshorti gjerman

Kanë kaluar 3 vjet që kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.

Statusi i Zhakut në rrjetin social ishte ‘single’, ç’ka ngriti dyshimet se martesa e saj kishte marrë fund. Ndërkohë që ajo ka fshirë foton e martesës, ruan ende mbiemrin Kreuz të bashkëshortit, që në fakt e bëjnë shumë vajza të njohura pas divorceve të tyre. E si për të përforcuar dyshimet, Zhaku në morinë e statuseve ku mban qëndrime rreth politikëbërjes në Shqipëri, ka hedhur dritë edhe më shumë për statusin e saj.

Bashkëngjitur me një foto nga shtëpia e saj, ajo shkruan: “E vetmja e keqe kur jeton vetëm është që s’ka kush të ta shkrepi një foto duke ngrënë shalqi”.

Duke pasur parasysh natyrën e saj që jep jo pak mesazhe për fjalën, këtë status mund ta interpretojmë si një moskokëçarje pas ndarjes, pasi ish-bashkëshorti nuk i mungon aspak, përveç faktit që mund t’i bënte ndonjë foto. Ironike ose jo, pritet që Zhaku të flasë vetë rreth statusit të ri.

Para një muaji, ajo deklaroi se do të krijojë një parti të re politike, të cilën do ta emërtojë “Partia për Zhvillim Kombëtar”. Ngritjen e një force të re politike, Zhaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bënte thirrje për mbledhjen e firmave për ta regjistruar në Gjykatë.

“Miq, a jeni gati të mbledhim bashkërisht të paktën 3000 firma votuesish për të regjistruar lëvizjen tonë politike në Gjykatë? Nëse jeni të gatshëm, duhet si më poshtë: Kërkesë për regjistrimin e Partisë për Zhvillimin Kombëtar dhe emër, mbiemër, numri personal, vendbanimi dhe firma. Mund të mblidhni lirisht sa të doni dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm bashkë për çdo informacion dhe detaj. Bashkimi bën fuqinë!“, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.


Shtuar 28.06.2020 13:55