Efektivi i policisë gjeste të turpshme me vajzën në rrugë: Videoja bëhet virale (VIDEO)

Një video-skandal është bërë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale, por cudia është se këtë herë janë përfshirë forcat e policisë së shtetit.

Në pamjet e siguruara nga Albeu.com shihet qartë një makinë policie, me logon e Policisë së Shtetit me targa AA 589 RR e cila qëndron në mes të rrugës e më pas një vajzë qëndron në xhamin e makinës.

Polici që qëndron në timonin e makinës së policisë së shtetit nuk nguron të bëj skena të turpshme me vajzën duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

Zyrtarët e policisë thane se kanë nisur verifikimet për videon në fjalë për shkak se oficeri i policisë ka qenë në krye të detyrës dhe i veshur me uniformë policie.


Shtuar 3.05.2020 19:55