SPAK me “dorë të hekurt”, i kërkon me urgjencë Lefter Allës të bëjë testin e drogës

Prokuroria e Posatshme Kundër Korrupsionit në nivele të larta i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla që ti nënshtrohet testit të drogës.

SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.

Pamjet u bënë publike vetëm dy ditë më parë, ku shihej se si Alla konsumonte kokainë në një ambjent publik. Vetë ai i ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur se videoja e publikuar është një montazh.


Shtuar 24.01.2020 09:47