Shkon në 189 numri i viktimave nga COVID-19 në vend

So vendi ynë ka shënuar vetëm një viktimë nga koronavirusi. Sipas njoftimit të policisë, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.


Shtuar 7.08.2020 14:13