Shifrat mbeten të larta, 53 të infektuar në 24 orë

SHP ka konfirmuar raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve te fundit, një shifër e cila po rritet ndjeshëm nga dita në ditë.

Zonat më problematike janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, qytete të cilat kanë numrin më të madh të rasteve aktive.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.


Shtuar 20.06.2020 08:33