Mbytet tragjikisht pushuesi në Vlorë

Një pushues ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Zvërnecit pasi është mbyur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.


Shtuar 3.08.2020 10:19