Makina përfundon në lumë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Ballsh.

Nje automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe duke perfunduar e zhytur ne lumin Gjanica.

Dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Viktima është identifikuar si shtetasi Gramoz Isufaj nga Lushnja.

Ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e mjetit nga lumi brenda te cilit thuhet se eshte edhe trupi i shoferit.


Shtuar 5.02.2020 10:29