I bënë makinën shoshë me plumba, si i zunë pritë 50 vjeçarit

Një ngjarje e rënde është regjistruar në orët e parë të mëngjesit në Shkodër. Burime për abcneës. al bëjnë të ditur se dy persona të maskuar me motoçikletë kanë qëlluar me armë dhe kanë kërcënuar një shtetas në rrugën Shkodër – Velipojë, konkretisht në afërsi të fshatit Darragjat.

Burime pranë policisë së Shkodrës thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur dy persona me motor të maskuar i kanë zënë pritë një mjeti tip Benz, ku po udhëtonte një 50 vjeçar banues në fshatin Darragjat.

Sipas dëshmisë së dhënë para policisë nga 50 vjeçari, autoret e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kane qëlluar me automatik drejt automjetit të tij.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk ka pasur viktima, ndërsa plumbat kanë dëmtuar makinën tip Benz të 50-vjeçarit. Policia po punon për identifikimin e autorëve të kesaj ngjarje të rënde e cila rikthen maskat në Shkodër.


Shtuar 27.06.2020 07:53