E katërta ditë radhazi me viktimë, humb jetën pacientja tek Infektivi

Një 70 vjeçare ka ndërruar jetë 24 orët e fundit tek spitali Infektiv në QSUT.

ISHP njofton se e moshuara vuante nga një formë e rëndë e leukeozës dhe ishte e shtruar prej disa ditësh në spital.

Kështu, numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 42 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

ISHP njoftoi sot për 55 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.


Shtuar 20.06.2020 08:37