55 vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, shkaqet akoma mister

Mbrwmjen e sotme, një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Memaliaj.

Sipas informacioenve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa viktima, identifikuar si Leonidha Duka, është gjetur nga komshinjtë.

Një dite me pare, Duka u shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore ne Memaliaj pasi ra pa ndjenja.

Leonidha Duka 55 vjeçar, jetonte i vetëm ne banese, ai vuante nga depresioni dhe tensioni, ndërsa paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale.


Shtuar 15.03.2020 18:46