E dashura e re i hodhi “kunja” Angelina Jolie, reagon Brad Pitt (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë bëri bujë në rrjete sociale një koment i të dashurës së re të Brad Pitt, që thuhet se i drejtohej Angelina Jolie. “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë” ishte komenti që me të cilin Nicole Poturalski shënjestroi ish-gruan e Pitt, për të cilën është raportuar së fundmi se nuk e ka pritur mirë lidhjen e re të tij.

Por, çfarë mendon Brad për këtë? Pitt thuhet se nuk është “i zemëruar” për mesazhin e Nicole-s drejtuar Angelinës. “Pitt nuk është i nevrikosur apo i zemëruar që Nicole bëri një koment në lidhje me “njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, sipas një burimi për Us Weekly.

Pas kritikave, modelja 27-vjeçare u përball me një sërë komentesh në rrjete sociale se ka urrejtje nga Jolie. Por, ndërsa një ndjekës i është drejtuar me pyetjen “nëse po, atëherë pse [e urreni ju] dhe Brad Angelinën”, modelja ia ktheu duke thënë se nuk ka “urrejtje” mes tyre.

Pitt dhe Jolie janë ende në mosmarrëveshje për detajet e marrëveshjes së tyre të divorcit. Ish-çifti që janë prindër të 6 fëmijëve ende nuk kanë arritur një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes në shtator të vitit 2016.


Shtuar 25.09.2020 08:43