Dyshek dopio e orendi, çfarë u nxorr nga banesa e Nexhmije Hoxhës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme IKMT ka shembur shtëpinë e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortjes së Enver Hoxha.

Nexhmija u nda nga jeta në 26 shkurt të këtij viti, dhe vetëm katër muaj më pas nisi aksioni i shembjes pasi ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re.

Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo.

Te tjere duken duke nxjerre jashte ndertesës korniza te medha me foto te vjetra bardhe e zi, e te tjera orendi e sende te perdorura prej saj. Aty ku ndodhet godina qe sot u rrezua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.


Shtuar 26.06.2020 12:27