Dy shpërthime me lëndë plasëse trondisin Shkodrën (FOTO LAJM)

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën gjatë orëve të vona të natës.

Shpërthimi i parë ndodhi pas banesës së policit Prelë Milani me detyrë shef stacioni i Policisë në Theth.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se shpërthimi i dytë me tritol, ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Grudë e Re tek banesa e shtetasit Kolë Bungaja. Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisw

Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 5.01.2020 07:08