Dosja e rrëmbimit dhe eliminimit të Jan Prengës kalon në SPAK

Ka kaluar në SPAK dosja e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Jan Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar, në Kamëz, dhe u torturua deri në vdekje nga autorët.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë, i cili dyshohet se është groposur në zonën e Shijakut.


Shtuar 9.02.2020 10:52