Barcelona dhe Bayerni nuk e duan, Coutinho i ofrohet Juventusit

Coutinho është ndoshta në një nga momentet më të vështira në karrierë për të vendosur për të ardhmen.

Ylli i brazilian për mungesë të hapësirave u huazua te Bayern Munchen ku po i ndodh e njëjta gjë. Bavarezët nuk janë bindur nga lojtari për të blerë kartonin e tij për 120 milion euro.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se agjenti i Coutinho do të ofrojë shërbimet e lojtarit për skuadrën e Juventus, transmeton lajmi.net.

Braziliani ka regjistruar 18 paraqitje në Bundesliga, duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar gjashtë asistime.

Interesim për lojtarin ka edhe nga Premierliga.


Shtuar 9.02.2020 10:55