Një britanik, baba i dy fëmijëve, i cili kishte shkuar me pushime në Majorka, ka rezultuar pozitiv ndaj analizave të koronavirusit. Ai është vendosur në karantinë në spitalin e ishullit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase.
Testimeve iu janë nënshtruar edhe gruaja 46-vjeçare si dhe dy vajzat e tij të moshës 7 dhe 10 vjeç. Për fat të mirë, ato kanë rezultuar negative ndaj këtij virusi. Të trija nuk kanë asnjë simptomë të virusit.
Të lidhura
None found
Autoritetet shëndetësore janë shprehur në një deklaratë:
Rezultatet e testeve kanë konfirmuar se burri është prekur. Ai është vendosur në një karantinë në spitalin Son Espases ditën e premte. Bashkëshortja dhe dy vajzat kanë rezultuar negative dhe nuk kanë pasur as simptoma të sëmundjes. Ka nisur një studim i personave që kanë qenë në kontakt me burrin gjatë kohëve të fundit”.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se britaniku, i cili jeton në Marratxi, pranë Palmas, ka kërkuar ndihmë dhe ka telefonuar spitalin, pasi dyshonte se kishte qenë në kontakt me një person që ishte identifikuar si i prekur nga koronavirusi në Francë. Pas udhëtimit në Francë, burri kishte përfunduar në Majorka më 29 janar.
