Diell dhe acar, si do të jetë moti nesër

Territori shqiptar do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm edhe përgjatë ditës së nesërme (2 janar), duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Sipas MeteoAlb, vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, por pa rrezikuar reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C në 12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 1.01.2020 20:54